E dashur Maqedoni

E dashur Maqedoni,

A ka edhe të tjerë që dëshirojnë të më shajnë gruan time dhe të më quajnë terrorist? Do të duhet të rreshtoheni.

Unë shkrova një libër për Maqedoninë dhe Maqedonia u përgjigj. Meqë lëshova kopertinën e përkthyer si promovim, gruaja ime e pësoi e para duke u fyer dhe sharë, ndërsa mua më quajtën terrorist, më kanë thënë që jam nën kontrollin e mafias shqiptare në Chikago, dhe se unë duhet të jem i paditur nga shteti i Maqedonisë së Veriut . Bukur. Shqetësuese. Komike. Plotësisht e pritshme. Po, Maqedoni, e prisja këtë reagim. Pse, pyet? Si mund të dijë ndonjë amerikan i poshtër që ka shkruar ndonjë libër të errët për Maqedoninë? Sepse unë të njoh ty, Maqedoni. E tëra që duhej ishte kopertina e një libri, e jo fjalët që të shqetësojnë, jo analiza dhe komenti i thelluar i konfliktit etnik dhe identitetit kombëtar në libër, vetëm kopertina. A u habit dikush që njerëzit reaguan ndaj librit bazuar vetëm në kopertinë? Unë u quajta gënjeshtar, ndërsa libri një gënjeshtë e kulluar. Në bazë të kopertinës, edhe nji herë. Jo fjalët, por mbulesa. A jeni vërtet të befasuar? Nëse jeni të befasuar, atëherë nuk keni qenë në Maqedoni.

Ju mund të pyesni nëse jam inatosur. “Gruaja juaj është sharë! Si nuk mund të zemërohesh?!?! »Epo, shoku im lexues, unë synova të trazoj tenxheren. Doja të godisja folenë e grerëzave. Kopertina e librit tim kishte për qëllim t’i bënte njerëzit të çmendeshin. Ajo kishte për qëllim të ndizte një reagim intenziv emocional. Ajo kishte për qëllim të trazonte ujërat, në kërkim të përgjigjeve. Misioni u realizua. Por, a e e dini Ju se çfarë tjetër kishte për synim? Duhej të detyrojë secilin nga ne të gjithë të shikojmë njëri-tjetrin dhe të ballafaqohemi me idetë e varrosura nën mbulesë:

  • Përvoja e shqiptarëve
  • Identiteti maqedonas
  • Errësira që të gjithë kemi brenda nesh që shtyn fqinjët të vrasin fqinjët.
  • Miqtë për të vrarë miqtë mbi fjalët dhe simbolet.
  • Roli i Zotit në bekimet dhe mëkatet tona.

Libri shtjellon këto elemente duke u zhytur thellë në historinë e përbashkët (po, të përbashkët) të shqiptarëve, maqedonasve, grekëve, bullgarëve dhe serbëve që kanë jetuar të gjithë në Maqedoni.

Unë shkrova një libër për ju Maqedoni. Tani është koha të flasim për të. Më shani mua nëse dëshironi. Lirshëm mund të më akuzoni për gjëra të tmerrshme, biles edhe të më kërcënoni. Është në rregull. Më besoni që nuk më plas fare mua kjo. Së paku, ne po flasim ndërkohë që ju po hidhni një sy të mirë në pasqyrë, ngase gjërat nuk janë në rregull atje, jeta në Maqedoni është brutale dhe më e pakta që mund të bëjmë është të jemi të sinqertë me njëri-tjetrin.

Shihemi se shpejti!

Dr. Lucas Dines

Bijtë e Dheut

Bir i adoptuar i Tetovës  

I Write About Stuff You Bunch of Dummies

Lucas Dines

I Write About Stuff You Bunch of Dummies

Echoes In Eternity

I Write About Stuff You Bunch of Dummies

Azaria M.J. Durant

Author, Artist, Reviewer

JANUARY GRAY REVIEWS

Book Reviews, Author Spotlights & Writing Tips

Discover

A daily selection of the best content published on WordPress, collected for you by humans who love to read.

The Atavist Magazine

I Write About Stuff You Bunch of Dummies

Longreads

The best longform stories on the web

The WordPress.com Blog

The latest news on WordPress.com and the WordPress community.

%d bloggers like this: